Shqipëria mund te shndërrohet ne një destinacion te preferuar për pushime edhe nga turistet gjermane.
Ditët e fundit një grup operatoresh turistike nga gjermania ka pare nga afër disa nga atraksionet qe ofron turizmi shqiptar.
Ne përfundim te infoturit operatoret gjermane pohojnë se vendi ynë ka mjaft kapacitete për zhvillimin e formave te ndryshme te turizmit, por po ashtu ka ende pune për te përmirësuar infrastrukturën dhe standardet qe kërkojnë turistet perëndimore.
Walter Krombach: “Vendi është jashtëzakonisht interesant. Deri 20 vjet me pare ka qene jashtë hartës evropiane, plot me sekrete për te gjithë. Ju keni mjaft shanse, plazhe te bukura, por duhet te punoni për infrastrukturën turistike ne këtë pjese te bregdetit, për ngritjen e hoteleve dhe të standardeve e tyre. Aktualisht mund te praktikohet turizmi i aventurës.”
Sipas operatoreve gjermane, paketat turistike me te përshtatshme mund te jene ato 4-7 ditore me mundësi kombinimi edhe me vende te tjera te rajonit si Maqedoninë apo Malin e Zi.
Holger Bittner: “Keni mjaft pasuri kulturore dhe natyrore, male fare pranë një bregdeti te mrekullueshëm. Po punojmë për krijimin e paketave turistike për tregun gjerman, megjithëse duhet përmirësuar transporti, si ai rrugor, me tragete apo ai ajror drejt jugut te vendit.”
Shqipëria vijon te regjistroje një numër rekord turistesh, ku nga fillimi i vitit e deri më tani mendohet te kenë hyre mese 3 milion te tille./tvklan.al