Dy fëmijë me diagnoza shumë të rënda u operuan me sukses në Urgjencë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për shërbimin pediatrik.

Njëri nga fëmijët, vetëm një muajsh dhe me peshë 2.9 kg me ndërprerje të harkut të aortës, dhe tjetri 3 muajsh me defekt interventrikular, iu nënshtruan ndërhyrjeve delikate falë bashkëpunimit të shkëlqyer midis ekipeve të Kardiokirurgjisë dhe Reanimacionit të Pediatrisë në Qendrën spitalore “Nënë Tereza”.

Ekipi i mjekëve drejtohej nga kardiokirurgu Altin Veshti, njëkohësisht edhe shefi i Kardiokirurgjisë në QSUT. 

Suksesin e këtyre dy ndërhyrjeve kirugjikale të rralla, e ka përshëndetur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Albana Kociu, e cila falenderon gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin e treguar.

Klan News