Situata në Shkodër, Ademi: Hani i Hotit i hapur deri para dy ditësh
Shkodra është qyteti i dytë në vend pas Tiranës, me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.
Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Opinion”, ish-kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi thotë se një nga faktorët që ka çuar në shtim të rasteve është mungesa e testimeve që është kërkuar për 4 javë më parë, si dhe pika doganore e Hanit të Hotit që ka qëndruar e hapur.
“Sot, jem në nivel 61 individë pozitiv, 2 në terapi intensive dhe 6 në kujdes mjekësor dhe 3 të vdekur. Prej katër javësh ne kemi kërkuar testim të vazhdueshëm, të kërkuar nga qytetarët. Sinjalizimin e pata marrë nga reanimaorët dhe nga mjekët, para katër javësh…
Në Shkodër ka vijuar doganat, deri para dy ditësh Hani i Hotit ka qenë i hapur dhe kanë hyrë mesatarisht 100 individë në ditë.
Kanë qenë shqiptar dhe të huaj dhe detyrimi për vetëkarantinim është marrë vetëm para 3 ditësh”.
Sipas Ademit, mungesa e marrjes së masave në kohë, kanë ndikuar në situatën e krijuar sot në Shkodër.
Për një muaj, 40 mijë persona janë pushuar nga puna në Shqipëri
Këtë mbrëmje i ftuar në studionin e “Opinion”, ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar me tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët ditën e sotme nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Duke sqaruar pikat e paketës ekonomike, Ahmetaj tha se përllogariten që 40 mijë punonjës të jenë shkarkuar nga puna nga muaji Mars, deri në 10 Prill.
Pikërisht kjo kategori është e përfshirë në bonusin prej 400 mijë lekësh të vjetra që qeveria ka vënë në dispozicion.
Blendi Fevziu: Pra i bie që 40 mijë persona janë hequr nga puna?
Arben Ahmetaj: Po, në total tek bonusi prej 400 mijë lekësh përfshihen 66 mijë persona, dhe 40 mijë janë të hequr nga puna…
Ahmetaj: 2 kategoritë e biznesit të vogël që do të marrin 400 mijë lekë
Këtë mbrëmje i ftuar në studionin e “Opinion”, ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar me tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët ditën e sotme nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Ahmetaj sqaroi se ato biznese që kanë përfituar nga paketa e parë ekonomike, 260 mijë lekë të vjetra do vijojnë t’i marrin për muajt që do vijojë kjo situatë, ndërsa të gjitha bizneset e vogla që nuk janë përfshirë tek paketa e parë dhe që rezultojnë të mbylla, por dhe ato biznese të vogla që janë të hapura por për shkak të situatës nuk kanë pasur punë, do të marrin një bonus 400 mijë lekësh të vjetra, por vetëm një herë.
“Paketa do jenë në funksion të dinamikës ekonomike dhe të virusit.
Për të punësuarit që është mbyllur biznesi, ata marrin tre paga 260 mijë lekë të vjetra, mars, prill dhe maj. Për ata që e kanë hapur biznesin por nuk punojnë dot për shkak të kufizimeve, përfitojnë një pagese të vetme prej 400 mijë lekë të vjetrash, një subvencionim, një bonos nga buxheti i shtetit.
Janë dy lloj kategorish brenda biznesit të vogël, ata që janë mbyllur me urdhër dhe ata që janë të hapur por është në një trajektore rënëse, qeveria ndërhyn me një pagesë të vetme.
Me përjashtime të dyqaneve të ushqimeve, farmacitë… çfarë kanë aktivitet për shkak të natyrës dhe situatës, ata nuk kanë problemin e biznesit të vogël normal, janë 12% që janë në punë normale. Po ashtu nuk përfitojnë ata që kanë profesione të lira, si avokatë, noterë… pra profesionet e lira sepse këta nuk janë tek kategoria e qytetarëve në nevojë. /tvklan.al