Në lidhje me vrasjen e 62-vjeçarit në Shënavlash të Durrësit, policia ka vënë në pranga ditën e sotme dhe një 25-vjeçar, Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.
Kjo çështje e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, po trajtohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku janë sjellë detaje të reja lidhur me ngjarjen, ku viktimë mbeti Enver Balla.
Në emsion është publikuar një foto e 2 bashkëpunëtorëve, për të cilën gazetari Merin Maçi thotë se është shkrepur disa ditë pas vrasjes së Enver Ballës.
Merin Maçi: Është një foto e bërë vetëm disa ditë pas ngjarjes, është gjetur edhe kjo foto, autori dhe Edison Braja, bashkëpunëtori i tij.
/tvklan.al