Opozita do të ketë të drejtën për të propozuar shumicën e komisionerëve në procesin zgjedhor të 4 Gushtit për bashkinë e Himarës.
3 nga 7 komisionerët do të propozohet nga shumica socialiste, 3 nga Partia Demokratike dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë si partia e dytë më e madhe opozitare.
Pas përfundimit të mbledhjes, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve i pyetur për faktin që Komisioni Rregullator nuk arriti të miratonte dot vendimin për përgatitjen e procesit zgjedhor, tha se kjo nuk e pengon vendimmarrjet e komisionerit për këto zgjedhje.
Tv Klan