Përfaqësues të opozitës dhe mbështetës të saj protestuan sërish sot përpara Bashkisë së Tiranës. Kërkesa e tyre ka qenë edhe sot largimi i kryetarit Erion Veliaj.
Tubimi kaloi paqësisht përveç një momenti tensioni kur një pjesë e tubuesve kanë fyer sportistët medalistë të Olimpiadës që janë afruar për të bërë foto tek një banderolë e vendosur aty nga bashkia në nder të tyre. Situata u tejkalua edhe me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Tv Klan