Opozita ka protestuar para Parlamentit pasditen e sotme për rreth 2 orë për të kundërshtuar miratimin e projekt-buxhetit 2025, të cilin e cilëson anti-qeveritar.

Në protestë kanë mbajtur fjalime disa pensionistë, të cilët kanë akuzuar qeverinë pasi sipas tyre nuk ka bërë rritje reale të pensioneve.

Qytetarët kishin përballë tyre një monitor, nga ku kq ndjekur direkt zhvillimet parlamentare dhe diskutimet për buxhetin 2025.

Protesta ka qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente gjatë 2 orëve të zhvillimit të saj.

Nga ana tjetër, në seancën maratonë në Kuvend vijojnë diskutimet përsa i përket miratimit të buxhetit 2025-ës./tvklan.al