Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të protestojë sot, përmes mosbindjes civile duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë.
Sipas opozitës, protesta-marshim do të nisë në orën 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00.
Forma do të jetë e njëjtë si herën e fundit, duke bllokuar disa rrugë përmes mosbindjes civile.
Kështu, do të bllokohen për të paktën 3 orë Rruga e Elbasanit, sheshi Wilson, aksi te Pallati me Shigjeta, rruga pranë Bashkisë së Tiranës dhe rrethrrotullimi i Zogut të Zi.
Opozita kërkon krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhjet parlamentare 2025.
/tvklan.al