Opozita do të protestojë ditën e enjte në orën 11 para parlamentit. “Aksion” pas publikimit të pjesë së dytë investigimit të televizionit italian RAI 3, cili përveç intervistës me kryeministrin Edi Rama, trajtonte problemet e korrupsionin në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat, teksa fton qytetarët në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se përballja me qeverinë “Rama” është një betejë vendimtare për të ardhmen e vendit.
Krahas akuzave për korrupsion, Berisha tha se është koha për ngritjen e një qeveria teknike, për të garantuar sigurinë e zgjedhjeve.
Burime pranë grupit parlamentar të PD, konfirmuan për Klan News se deputetët do të depozitojnë një kërkesë për mocion me debat për lidhjet e politikës me krimin për seancën e së enjtes, ndërsa jashtë parlamentit do të zhvillohet protesta e qytetarëve.
Deputetët demokratë do të këmbëngulin për të zhvilluar debatin gjatë seancës dhe më pas do i bashkohen protestës së qytetarëve. Po sipas këtyre burimeve, protesta do jetë paqësore, ndërsa po diskutohen skenarët se si do të vijojë aksioni i opozitës.
Opozita kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama dhe në kohën kur u publikua pjesa e parë e investigimit të RAI 3, por ajo nuk u pranua nga mazhoranca.
Për refuzimin e interpelancës, kryeministri Rama tha se nuk ishte një çështje urgjente dhe se investigimi i RAI3 bazohej te shpifjet e fabrikuara nga opozita.
Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat, apo do të përdori të njëjtin argument për të mos e futur në rendin e punimeve të seancës të së enjtes.
Klan News