Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Mungesa e disa deputetëve të opozitës kur u votuan ministrat Dokle dhe Bello, nuk do të ndodh në rastin që do të vijë më pas. Ekrem Spahia, kryetari i PLL shprehet, se vetëm një deputet i tyre ndodhet jashtë shtetit dhe mungesa e tij është e justifikueshme, ndërsa të tjerët do të shkojnë në seancë dhe do të votojnë kundër.

Ekrem Spahia:- “Që tani kemi një mungesë të një deputeti që nuk ndodhet në Shqipëri, që është në Australi dhe ndoshta vetëm mungesa e tij do të jetë  e justifikuar. Sigurisht as bëhet fjalë, vota e Partisë Lëvizja e Legalitetit ka për të qenë kundër dekretimeve të zotit Moisiu”.

Edhe Shpëtim Rroqi, kryetar i PBK do të jetë prezent dhe deklaron se vota e deputetëve ballistë do të jetë kundër.  

Shpëtim Rroqi:- “Nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç votimeve kundra dhe pjesëmarrja do të jetë e plotë. Pa asnjë dyshim jo vetëm unë por edhe deputetë të tjerë do të jenë pjesëmarrës dhe do të votojnë kundra”.

Opozitarët shprehen se as rikompozimi i qeverisë nuk është zgjidhje e situatës aktuale, por vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pranverën e ardhshme./tvklan.al