Kryeministri i Koresë së Jugut u ka thënë drejtuesve të lokaleve të natës në Seul që të bëjnë sa më shpejt testin e koronavirusit pasi mund të jenë të infektuar me Covid-19.
Ky shqetësim vjen pas zbulimit të 119 rasteve të infeksionit në lokalet e natës në kryeqytet. Nga frika e një vale të dytë infeksioni, më shumë se 22 mijë persona në Korenë e Jugut janë gjurmuar dhe testuar.
Për momentin janë 10 lokale në Seul ndaj të cilave po zhvillohet një hetim. Autoritetet shëndetësore janë duke gjurmuar për persona të tjerë që mund të kenë qenë në këto lokale nate.
Një 25-vjeçar, i cili është gjurmuar, mund të përballet me akuza penale pasi gënjeu autoritetet për lëvizjet e tij. 25-vjeçari është një mësues shkolle dhe ka infektuar 8 persona, duke përfshirë 6 nxënës. Kurse dy personat e tjerë që ka infektuar, kishin shkuar në kishë gjatë fundjavës. Tani më shumë se 700 persona janë mbyllur në karantinë. /tvklan.al