Zjarrfikësit Wildland vazhdojnë të luftojnë më shumë se 30 zjarre të mëdha në të gjithë shtetin e Oregon.
Në qarqet Grant dhe Morrow në pjesën verilindore të shtetit, zjarret kanë djegur mbi rreth 150,000 hektarë.
Më në jug, zjarri i Durkee pranë Huntington, Oregon, ka djegur 1600 km katrorë, një zonë më shumë se gjysma e Rhode Island, thanë autoritetet. Por flakët tanimë po kërcënojnë disa qytete. Zjarri nisi që në 17 korrik dhe më pas u përhap për shkak edhe të erërave 100 km/h duke vrarë qindra bagëti.
Në Kaliforni më shumë se 3000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit i cili vazhdon të jetë jashtë kontrollit. Një person është arrestuar në lidhje me zjarrin sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
Ndërkaq qindra zjarre janë aktive edhe në British Kolumbia. Mbi 36,000 hektarë tokë janë djegur deri më tani duke shkaktuar dëme katasfrofike në një pjesë të qytetit turistik Jasper.
Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje, rreth 20,000 turistë dhe 5,000 banorë janë larguar nga zona malore në provincën Alberta. Zjarrfikësit janë në garë me kohën për për të vendosur nën kontroll zjarret e cila po ndërlikohet nga erërat e forta dhe thatësira.
Klan News