Zgjerimi i Universit po përshpejtohet. Konfirmimi mbërrin nga një kombinim i të dhënave të teleskopëve “Webb” dhe “Hubble” dhe të analizuara nga Universiteti amerikan John Hopkins.

Sipas studimit, modelet aktuale kosmologjike janë të paplota dhe ka dicka që i mungon asaj që në dimë mbi kosmosin dhe këtë e pohojnë edhe astrofizikantët çmim Nobel.

Nga analizimet, vrojtimet e dy teleskopëve përputhen në mënyrë përfekte dhe përfundimi është se universi jo vetëm po zgjerohet, por po e bën në mënyrë shumë të përshpejtuar dhe të gjerë.

Në bazë të përllogaritjeve fizikantët shpjegojnë se ndryshimi mes teorive tona dhe vrojtimeve është i madh. Dhe hidhet hipoteza të reja, e një ndër to mund të jetë përmbajtja e materies së errët të ndonje përbërësi që për ne është i panjohur gjithashtu, ose prania e fushave magnetike antike, dhe së fundmi edhe element kimike të panjohur, të gjitha këto të krijuara para Big Bang, i cili dha një shtytje të jashtëzakonshme gjithësisë./tvklan.al