Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Aleanca Demokratike, ka shpallur si një nga angazhimet e saj, së legjislaturës së ardhshme, unifikimin paqësor të Shqipërisë me Kosovën. Sipas krerëve aleancistë, kjo bëhet duke parë përparimin e shpejtë të Kosovës drejt pavarësisë dhe tendencës së bashkimit të kombeve të ndarë në dy pjesë.

Në funksion të kësaj ideje, ata propozojnë reforma të përbashkëta institucionale dhe administrative, të sistemit të vendimmarrjes, drejtësisë dhe të sistemeve të mbrojtjes dhe sigurisë. Bashkëformimi ekonomik, tha kryetari i PAD Arben Imami është një tjetër hap, që ne propozojmë me synim unifikimin monetar, doganor e fiskal, unifikimin e tregjeve, kapitaleve, mallrave etj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego