Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Më 25 Mars asambleja e Aleancës Demokratike do të vendos nëse do të dalë kjo parti nga koalicioni qeveritar. Numri një i kësaj partie Neritan Ceka e kosideron tryezën e koaliciont konsultative, ndaj nuk sheh të arsyeshme pjesmarrjen në nivel kryetarësh. Të enjten Ceka do të takohet me kryesocialistin Fatos Nano.
Neritan Ceka, kryetar i PAD:- “Së pari dua të them se kjo tryezë ka qenë deri më sot inekzistente, në momentet kryesore të qeverisjes edhe çështje të rëndësishme të koalicionit siçështë formimi i qeverisë dhe ndryshimet në qeveri, koalicioni nuk është pyetur. Këto janë zgjidhur kryesinë e PS dhe PAD nuk dëshiron që të bëhet klient. Riformulimi i krahut të majtë, i krahut socialist është më tepër çështje koalicioni të viti 2001. Ky koalicion moralisht është i konsumuar. Ishte një koalicion i emergjencës. Megjithatë duhet të them që është një koalicion që ka mbështetje akoma edhe në elektorat, i cili e konsideron një gjë të mirë. Kjo është edhe dilemma e PAD. Kjo është edhe arsyeja që ne e kemi shtyrë edhe në 25 Mars, për një vendim përfundimtar për qëndrimin në koalicion”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame