Lajme Arkiva 2003
Dosja me padinë e Ministres së Kulturës Rinisë dhe Sporteve Arta Dade kundër kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha nuk është regjistruar për gjykim. Burimet në Gjykatën e Tiranës konfirmojnë se pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtares, e cila do të shqyrtonte çështjen në zyrën e saj ende nuk është paraqitur avokati i zonjës Dade.
Në këtë mënyrë sqarojnë burimet dosja nuk ka marrë numër regjistrimi dhe nuk figuron në regjistrin e dosjeve civile. Në rast të ngjashme me këtë padinë e Ministrit të Pushtetit Lokal dhe decentralizimit Ben Blushi kundër zotit Berisha avokati i paditësit u paraqit menjëherë në zyrën e gjyqtares së çështjes.
Pas kësaj u caktua data e seancës së parë dhe çelja e shqyrtimit gjyqësor. Por për dosjen Dade-Berisha ku paditësja kërkon dëmshpërblimin prej 50 milionë Lekësh të vjetra nuk ka ndodhur kështu.
Tre javë pas caktimit të gjyqtares ajo nuk mundtë vendosë datën e shqyrtimit të çështjes pa u paraqitur përfaqësuesi i zonjës Dade. Megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për tërheqje të padisë nga ana e ministres./tvklan.al