Kur duhen edhe afro tre javë nga dita kur qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit, në shumë zona të vendit ka përfunduar aplikimi për letërnjoftimet  elektronike për të gjithë shtetasit pa pasaportë. Në rrethin e Lushnjës 53 862 qytetarë janë pajisur deri më tani me kartat e reja të identitetit.  Zgjatja e orarit të zyrave të aplikimit deri në orën 22 të mbrëmjes, ka shtuar ndjeshëm numrin e tërheqjes së kartave.

Qytetar: “Shumë i kënaqur jam sepse nuk më kanë vonuar fare.”

Daut Sula: “Edhe në tërheqjen e kartave ka një rritje të fluksit të qytetarëve që kryejnë këtë proces. Por unë edhe njëherë tjetër do tu bëjë nëpërmjet jush thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të tërheqin kartat e ID.”

Në komunën Pirg të Korçës puna e operatorëve është përqendruar në shpërndarjen e kartave të prodhuara. Nga 3 mijë persona pa pasaportë kanë tërhequr letërnjoftimet e tyre rreth 2 500 shtetas, ndërkohë që autoritetet janë të bindura se procesi do të përfundojë brenda afatit.

Qytetar: “E mora, jo nuk u vonova asnjë minutë.”

“Çdo ditë përcjellim 80-90 veta si për aplikim dhe për shpërndarje. këtu janë plotësuar të gjithë personat, tani ka mbetur një shifër shumë e vogël pa aplikuar.”

Vlora është nga qytet ku procesi i shpërndarjes së kartave për shtetasit pa pasaportë është drejt finalizimit. Ne ishim me kameran tonë në komunën Qendër  ku nga 12 mijë votues 9 mijë prej tyre janë pajisur me letërnjoftimet e reja elektronike. Edhe në këtë zonë zyrat e aplikimit vijojnë të punojnë me orare të zgjatura, çka ka ndikuar në përshpejtimin e procesit të tërheqjes së kartave.

Dorotea Konomi: “Deri tani kanë aplikuar mbi 71 mijë shtetas. Kjo na bën të themi që numri i atyre që janë pa pasaportë pothuajse është ezauruar./tvklan.al