Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi gjatë vizitës së tij të katërt në Kiev një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 400 mln Dollarë për Ukrainën që përfshin municione shtesë, automjete të blinduara dhe armë antitank.

Teksa administratës së Biden-it po i vjen fundi, Austin siguroi se Uashingtoni do të vazhdojë ndihmën për Kievin.

Ndërkohë, Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas Kiev me disa valë dronësh për natën e dytë me radhë, duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe duke plagosur civilë.

Sulme pati edhe në Zaporizhia në Ukrainën juglindore, aty ku dy persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën.

Ushtria ukrainase tha se mbrojtja ajrore rrëzoi 59 nga 116 dronë rusë të lëshuar gjatë natës. 

Klan News