Edi Paloka: “Ditët e fundit çunat e bllokut po ju bëjnë të qartë shqiptarëve se ata kanë vetëm një qëllim që bazohet në dëshirën dhe etjen e tyre për pushtet. Nipi i Bllokut çuni i Kristaq Ramës, çuni i Sul Bushatit, çuni i Xhelil Gjonit, çuni i Hamit Beqes së bashku me ish-ministrin e fundit të sigurimit të shtetit, së bashku me ish-ministrin e fundit që qëndronte në krah të Ramiz Alisë, të mbështetur dhe nga eksponent të mafies kuqe, po tregojnë se kanë vetëm një qëllim e përsëris marrjen e pushtetit me dhunë. Unë jam këtu për t’iu bërë të qartë atyre dhe kujtdo që i mbështet se ne që në ‘90 hodhëm në koshin e plehrave historitë e baballarëve të tyre. Jemi sot të gatshëm dhe ju premtojmë se të njëjtin fat, mos me keq do t’iu rezervojmë atyre nëse do të synojnë apo do ta çojnë edhe ndërmend që të rrëzojnë demokracinë dhe të marrin pushtetin me dhunë. Megjithëse unë jam i bindur që këlyshët dinë vetëm të lehin e të kuisin”./tvklan.al