I konsideruar si piktor dekadent në vitet e diktaturës, prej 1973-it deri në fillim të viteve ‘90, dhe i detyruar të pikturonte në fshehtësi, piktori i njohur Alush Shima, prezanton tashme në panairin e librit punimet dhe grafikat e realizuara asokohe, në albumin e pare, pjesë e tre vëllimeve me veprat e tij, botuar nga shtëpia botuese Toena.

Alush Shima: “Pjesa dërmuese e atyre veprave ka një histori mbrapa. Janë ankthet, janë frika, janë tmerri, është ajo situatë pasigurie që ekzistonte në atë kohë tek dhe epiqendra e të gjithave është diktatori. Që nga viti ’73 unë e mbylla ciklin e ekspozimit të veprave të mia ndër ekspozite. Veprat e mia kanë qenë të mbyllura, as për familjarët me përjashtim të gruas time që dinte gjithçka dhe mbas ’90 filluan të edhe unë ti shikoja realisht siç mund të shikojë një piktor veprat e veta, sepse bëheshin në darkë dhe po në darkë ngjiteshin diku fshiheshin dhe…”.

Gjatë tri ditëve të Panairit kërkesat e lexuesve për titujt e rinj kanë qenë të ndryshme.

Romani “E kuqja e demave” i shkrimtares Mira Meksi rezulton të jete një nga librat më të kërkuar në panair.

Mira Meksi përshkruan në këtë libër lojën pasionante të jetës mes dashurisë dhe vdekjes, brenda një realiteti të përflakur ndeshjesh me dema, ku rivaliteti dhe tradhtia gjejnë terrenin më të mirë të lojës.

Po kështu ndër librat më të shitur në panair rezultojnë edhe romani i ri i shkrimtarit Ismail Kadare “E penguara”, pjesë e veprës së plote të tij 20 vëllimesh; apo Drajzeri, dhe mjaft tituj librash filozofike.

Arjan Leka: “Libri i Mira Meksit e kaloi 300 kopje për 3 ditë si shitje, ndërsa kolane janë shitur mbi 80 njësi prej 24 vëllimesh”.

“Libri më i shitur për momentin është e penguara, libri i ri i Kadaresë edhe veprat 16-20 janë kolona e fundit që mbyllë komplet kolanë e Kadaresë. Gati çdo ditë mbi 500 kopje shitet. Më shumë se 500 kopje çdo ditë”.

“Pjesën më të madhe të librave më të shitur ne për momentin nuk i kemi këtu. Unë do të përmendja jehonë  e Kujtesës, “perëndia e mizave” ka ecur edhe ajo shumë dhe nuk do të lija padore gjithashtu “drajzerin” shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave i cili me të gjithë trilogjitë ose veprat e tij dyshe ka ecur sërish edhe në këtë panair”.

“Libri më i shitur është Fabio Volo “edhe një ditë më shumë” kryesisht. Nuk e di sa kopje po është ai që kërkohet më tepër. Pastaj kemi firmën e Jon Grishër dhe libra të tjerë”.

Të hënën është dita e katërt dhe përmbyllëse e Panairit të librit, kur do të jepen 5 çmimet e tij, ndër të cilët çmimi i reklamuar për herë të parë këtë vit është ai për shtëpinë që ka bërë promocionin më të mirë për librin në Panair./tvklan.al