Në 12-16 Nëntor do të hapet në kryeqytet panairi i 12-të kombëtar i librit “Tirana 2009”.

Shoqata e botuesve shqiptare ka nisur regjistrimin e shtëpive botuese që do të marrin pjesë në këtë panair, mbi 100 të tilla, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia që do të ekspozojnë titujt më të rinj të librave në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Me gjithë krizën ekonomike që ka kapur tërë Evropën kreu i shoqatës së botuesve thotë se interesi për këtë panair vjen duke u rritur, një shtysë më shumë për të promovuar dhe ekspozuar aty libra cilësorë, të autorëve shqiptarë e të huaj, që i vlejnë lexuesit.     

Petrit Ymeri: “Është e vërtetë kjo që ka një tkurrje në titujt e rinj që dalin, kjo për faktin se tregu ka qenë më i dobët dhe lexuesit, blerësit kanë qenë më pak të pranishëm në libraritë tona Shumica botueseve shqiptar dhe që janë pjesëmarrës në panair janë përgatitur që të hedhin në treg në ditët para ose në ditët pas panairit tituj të rëndësishëm, autor të rëndësishëm. Ata do të promovojnë vepra të rëndësishme. Është një mbështetje e premtuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Sporteve, është një mbështetje e premtuar nga Bashkia ë Tiranës. Presim ndonjë shkrimtar shumë të njohur Frederiko Moço, që mund të jetë i ftuar i nderit i panairit. Autor i dy librave shumë të suksesshëm që janë botuar në Shqipëri.”

Arredimi i mjediseve dhe stendave të Panairit i është besuar këtë herë një kompanie maqedonase me një karrierë 20-vjeçare dhe që ka vite që merret me arredimin e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Shkup./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani