Studimi publikon shifrat reale të përmasave të përhapjes së virusit
Infektimet reale ditore të COVID-19 mund të jenë mesatarisht 6 herë më të larta se shifrat zyrtare. Ky është konkluzioni I një analize të bazuar në statistikat e deritanishme duke marrë në shqyrtim Australinë, SHBA, Kinën, Korenë e Jugut dhe 11 vende Evropiane.
Ndërsa për Italinë fqinje që përjetoi edhe krizën më të lartë në valën e parë të pandemisë, mendohet se shifrat reale mund të jenë 17 herë më të larta se ato të deklaruara.
Studimi mban firmën e një grupi kërkimor Australian të drejtuar nga Universiteti i Melburnit dhe i publikuar në revistën prestigjioze Royal Society Open Science.
Studimi është përqendruar kryesisht tek vendet e pasura, dhe janë pikërisht ato të marra në shqyrtim. Megjithatë theksohet se shifrat reale të përhapjes së infeksionit është e vështire të përcaktohen, veçanërisht mbi numrat e tamponëve të kryer. Deri më sot vendi që ka arritur të gjurmojë dhe të ketë sistemin më efikas në përballimin e pandemisë koronavirus është Koreja e Jugut.
Klan Plus