Trajneri Ledio Pano, analizoi shtatë javët e para të kampionatit shqiptar. Në Klan News, Pano deklaroi se është në Superiore është një kampionat më i vështirë se ai i sezonit të kaluar.

Sipas tij, ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë kanë cilësi dhe këtë e ka treguar Elbasani.

“Të gjitha ekipet janë të ngjeshura. Është fillimi i një kampionati të gjatë. Mendoj se është një kampionat më i vështirë se ai i sezonit të kaluar. Edhe ekipet e ardhura nga Kategoria e Parë, janë ekipe të forta. Elbasani po tregon forcën e saj dhe nuk është më kot sipër. Vllaznia e ka nisur mirë dhe është në krye. Nuk është Vllaznia, si e sezoneve të kaluara me lojëra të bukura, por tani merr rezultatin.”, tha ai.

Pano deklaroi se Partizani ka pësuar ndryshime, por në ndeshjen e fundit tregoi cilësi. Ai deklaroi se Egnatia nuk është si skuadra e sezonit të kaluar, por është më pak kërkuese.

“Partizani është me ndryshime, ashtu si çdo vit. Kanë ikur shumë lojtarë të bazës së formacionin, si Sota, Atanaskoski, Murataj dhe Maguette. Këto janë minuse për ekipin. Ekipe si Partizani, Tirana, Dinamo dhe Egnatoia, luajnë për titullin. Nuk besoj se dilet kampion me lojtarë të rinj, nuk e tregon forcën. Partizani tregoi potencialin ndaj Egnatias. Ajo që më bën përshtypje është tek Egnatia. Ka ndryshime në lojtarë, por edhe në mentalitet. Nuk është më ajo Egnatia kërkuese dhe që e mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë. Cilësitë e lojtarëve nuk janë si më parë. Mendoj se Egnatia do e ketë shumë të vështirë. E ka humbur pak agresivitetin.”, deklaroi Pano. /tvklan.al