Samiti i NATO-s në Shtetet e Bashkuara bëri bashkë për herë të parë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski dhe homologun e tij bullgar Dimitar Gllavçev. Krerët e dy qeverive kanë rënë dakord të ulin tensionet dhe të normalizojnë marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Madje kreu i qeverisë bullgare kërkoi nga Mickoski që të zvogëlohen edhe tensionet në deklaratat e politikanëve.

“Nuk ka tensione mes qytetarëve dhe popujve të dy vendeve fqinje dhe nëse politikanët nuk ndihmojnë në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve, nuk duhet t’i pengojnë ato”, tha Gllaçev.

“Temat e së shkuarës dhe hapja e pengesave të reja nuk do t’i afrojnë të dy popujt dhe se duhet të ndërmerren përpjekje dhe hapa që do të ngjallin besim midis shteteve si në periudhën para vetos dhe fillimit të politikës së pengesave”, tha Mickoski.

Shkak për tensionimin e ri të marrëdhënieve u bë deklarata e Mickoskit se qeveria e tij nuk do të miratojë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve gjë që u kritikua ashpër nga Sofja.

Tv Klan