Sipas MeteoAlb, edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë, si pasojë e masave ajrore të thata dhe ftohta me origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al