Sipas MeteoAlb, vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu në veri-verilindje të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 19°C, vlera minimale në Pukë, deri në 40°C vlera maksimale në Elbasan.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë./tvklan.al