Si pasojë e kalimit të një ftonti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu.
Më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit ndërsa jugu paraqitet vetëm me momente me pika shiu. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve amtosferike në të gjithë territorin e vendit.
Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore 3°C deri në 20°C, vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë kryesisht mesatare, por do të jetë herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.
Klan News