Sipas MeteoAlb, pritet rënie e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë sërish ulje të temperaturave në territorin shqiptar. Përsa i përket motit, kthjellimet do të jenë prezente në 75 % të territorit; herë pas here priten kalime vranësirash ku më të theksuara do të jenë në zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët, por të ftohtë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al