Sipas MeteoAlb, parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në territorin shqiptar.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje të dobëta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale në Durrës.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al