Kanye West ka nënkuptuar se së shpejti njerëzit mund të blejnë ‘fustanin’ që Bianca veshi në Grammy Awards.

‘Fustani’ transparent që ekspozoi çdo pjesë të trupit të Bianca Censori ka bërë xhiron e rrjetit pasi ngjarja ndodhi në tapetin e kuq të eventit më të madh muzikor.

47-vjeçari ka postuar një foto të ‘veshjes’ në rrjetet sociale.

“Krijuar nga një najlon i tejdukshëm, me dy pala dhe e qepur me një tegel më të errët prej 2 milimetrash ngjyrë nude. U deshën 5 prova dhe disa përshtatje për të perfeksionuar formën. Fustani i padukshëm”, shkroi ai në një përshkrim tashmë të fshirë.

Fotoja duket e shkrepur për një katalog, njësoj si artikujt që paraqiten në faqen e tij zyrtare Yeezy Supply duke lënë të nënkuptohet se së shpejti mund të jetë i disponueshëm për shitje.

Edhe truporja e zezë e tejdukshme që Bianca veshi në një festë pas tapetit të kuq të Grammy është në shitje. Në faqen e internetit, çmimi i saj është 20 dollarë.

/tvklan.al