Sipas MeteoAlb, edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta, megjithatë mundësia për reshje është thuasje zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al