Në parashikimin e saj për pjesën e mbetur të vitit 2022 dhe vitin e ardhshëm, Irini Kakacaj thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se bashkëpunimi Berisha-Meta do të jetë një fatkeqësi për vendin. Më tej, ajo thotë se Meta është aleat me Turqinë, ndërsa kjo e fundit po përdor miqësinë si pretekst për të shfrytëzuar Shqipërinë.

Irini Kakacaj: Edi Rama është një person që ka sjellë shumë bukuri në shtetin shqiptar. Pak nga pak ka arritur ta sjellë Shqipërinë në një gjendje fantastike, atje ku është, nuk e ka zhytur. Mirëpo, kjo, këta të dy, Sali Berisha e Ilir Meta sigurisht, ta jap 100% me firmë, do ta çojnë Shqipërinë në një gjendje skandaloze. Ilir Meta është i lidhur, më fal që do ta them dhe dua ta dini mirë, me vendin e huaj që është fqinji juaj, Turqia. Ka të dhëna, Shqipëria është në mes, është bakllava për Turqinë. Turqia gjen rastin të shfrytëzojë Shqipërinë, gjoja miqësi, e kështu do ta fusë në gropë, por nuk ka shans se Shqipëria është shumë e zgjuar.

Me gjithë sigurinë se Shqipëria do t’ia dalë mbanë, Irini parashikon se do të ketë edhe një luftë civile.

Irini Kakacaj: Po. Do të ketë luftë civile në Shqipëri, e kam thënë edhe në fillim, problemi është që ne nuk do të shpëtojmë sepse do ta sjellë politika, diçka do rrëshqasë nga duart e tyre, shqiptarët me shqiptarët do hanë njëri-tjetrin dhe në fund lufta do të bëhet. Lufta nuk bëhet me Shqipërinë, këtu luhet një politikë që kapin rastin Turqia me Shqipërinë, pastaj Serbia me Kosovën dhe kështu do jetë një katastrofë./tvklan.al