23 persona u arrestuan të premten e kaluar me urdhër të SPAK, me të cilëve punonjës policie dhe zyrtarë vendorë, si përfshirë në kultivimin e kanabisit në zonën e Skraparit.
Për të diskutuar për këtë çështje, i ftuar në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ishte gazetari i kronikës së zezë, Eni Ferhati, i cili ka dhënë më shumë detaje mbi këtë operacion të koduar “Gjergjova” dhe që ka zgjatur 7 muaj.
Gazetari Ferhati ka zbuluar se në parcelat e kultivuara me kanabis në Skrapar kanë punuar edhe shtetas të huaj, emigrantët nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Siria.
“Ajo çfarë e fut këtë hetim në një tjetër, na rezulton në dosjen voluminoze të SPAK që në parcelat me kanabist që janë kultivuar në këtë zonë, kanë punuar edhe emigrantë të huaj nga Lindja e Mesme. Bëhet fjalë për shtetas të rinj nga Siria, Pakistani, Maroku apo vendet e Lindjes së Mesme. Nga vëzhgimet në terren ka rezultuar që pjesa dërrmuese e punonjësve kanë qenë sirianë. Ata kalojnë në Shqipëri tranzit për të shkuar për një jetë më të mirë drejt vendeve të Bashkimit Europian, por mesa duket grupet kriminale kanë menduar që t’i përfshijnë. Duke qenë se janë dhe një grup vurnelabël, ne e kemi parë në Tiranë që shumica prej tyre dalin dhe lypin në nëpër kryqëzimet apo rrugët e kryeqytetit, grupet kriminale mesa duket e kanë parë me interes faktin që mund të merren dhe të punësohen me shumë pak para dhe kosto. Është evidentuar dhe përmendet në dosjen zyrtare”, tha gazetari Eni Ferhati.
Nga 23 të arrestuarit, gjykata ka lënë në qeli 16 persona, 4 të tjerë në arrest shtëpi dhe 3 në detyrim paraqitje. /tvklan.al