Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Deputetët kanë kërkuar që të ndryshohen kompetencat e komsionit parlamentar të deklarimit të pasurive. Ky komision sipas Malaj, Laços, Hazizaj dhe Godos duhet të kthehet në organ hetimor verifikues për origjinën e parave dhe llogarive bankare brenda dhe jashtë vendit.

Deputetët socialist propozuan që drejtimi i këtij komisioni ti jepet kryetarit të opozitës Sali Berisha. Në këtë mënyrë tha deputeti Braçe, do të verifikohen akuzat e tij nëpër mitingje. Godo propozoi pjesmarrje të barabartë pozitë-opozitë në përfaqësimin në këtë komision. Deputeti rformator demorat Xhaferri tha se mungesa e ministrave në karriket e parlamentit dëshmonë papërgjegjshmërinë e tyre dhe mungesën e seriozitetit në luftën antikorrupsion.

Xhaferri propozoi që pë 170 pushtetar të lartë të bëhet krahasimi i rrogës që marin me shpenzimet për makinat luksose, celularët dhe fëmijët jashtë shtetit. Edhe në këtë seancë të ashtuquajtur debat për pasuritë deputetët kanë përfituar nga prania e kamerave për tu qarë në sytë e elektoratit për varfërinë e tyre./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame