Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Dështon komisioni hetimor për tragjedinë e 9 Janarit, ku humbën jetën 21 person, ndërsa nuk dihet zyrtarisht numri i të zhdukurve në ujërat e Jonit. Opozita bojkotoi seancën plenare, parlamenti u shoqërua me debate, por pozita dhe opozita nuk gjetën konsensus.

Mazhoranca parlamentare nuk pranoi që komisioni hetimor të kryesohej nga deputetët e opozitës, ndërsa opozita e quajtitë pamoralshëm, drejtimin e komisionit nga ligjvënësit e pozitës. Bamir Topi tha se ka rënë besimi në institucionet e shtetit, ndaj kryetari i parlamentit duhej të vendoste ekuilibrin, për të shmangur anën komike të seancës, që u shfaq dhe në votimin e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit sipas llogarive të Topit.

Bamir Topi:- “Me 76 vota kundër, 50 pro, një abstenim dhe 15 mungesa mocioni u rrëzua. Bëni llogaritë të dashur, e kam edhe për median, ky parlament nuk del ë me 140 veta, por del me 142 veta”.

Komisioni hetimor u quajt sërisht anti-kushtetues nga juristi i socialistëve Spartak Braho. Ndërsa kryetari i Kuvendit për të shmangur debatet thirri byronë parlamentare, por nuk pati konsensus.

Bamir Topi:- “Për fat të keq, kryetari i grupit parlamentar të PS, ishte i vendosur në lejen e tij. Kështu që ne nuk ka vend që të marrim pjesë në diskutime rreth përgjigjeve të tjera që janë futur në rendin e ditës”.

Me largimin e opozitës Kuvendi shqyrtoi 10 projektligje sipas rendit të ditës./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj