Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Opozita ka braktisur sot pasdite sallën e parlamentit për hirë të artistëve grevistë. Kryeparlamentari Gjinushi nuk e ka lejuar kryetarin e grupit parlamentarë të PD-së, Jemin Gjana, të lexojë deklaratën në mbështetje të artistëve. Demokratët kanë protetuar duke e lënë sallën e parlamentit në pjesën që zë opozita, vetëm deputetët reformator, Shehu e Vejsiu. Me kërkesë të deputetit Mehmeti, më pas ministri i Pushtetit Lokal Fino, ka shpjeguar masat e qeverisë për familjet që ju janë përmbytur shtëpitë nga hidrocentrali i Fierzës. Më pas parlamenti ka miratuar dokumentat për strategjinë e mbrojtjes kombëtare. Synohet përshtatja e parametrave ushtarake me ato të Natos dhe modernizimi i armatimit. Duke folur për këto dokumenta kryesocialisti Nano tha se jemi të vonuar në këtë proces.
Me 91 vota pro parlamenti i ka hapur dritën jeshile propozimit të kryesocialistit Nano që të krijohet komisioni parlamentarë për paktin e stabilitetit. Ky komision do të pasohet më tej me krijimin e tryezave kombëtare e lokale./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame