Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Më pak se gjysma e deputetëve ka qenë e pranishme sot paradite në sallën e Parlamentit ndërsa nga Ministrat e Kabinetit Meta ka qenë i pranishëm vetëm Ilir Panda Ministër i Drejtësisë. Kryeparlamentari Gjinushi ka theksuar se mbrëmë dhe sot paradite Kabineti Meta ka shpërndarë programin e Qeverisë së re për të cilët do të votohet pas diskutimeve dhe debatit të deputeteve.
Numri i madh i diskutimeve mund ta shtyjë seancën e votbesimit të qeverisë së re. Deputetët kanë miratuar projektligjin për statusin e trupave të NATO-s në Shqipëri. Me këtë projektligj trupat e Natos përjashtohen nga rregullat për marrjen e vizave dhe për pasaportat, si dhe për kërkësat e rregjistrimit të zbatueshme për të huajt. Mjetet dhe pajisjet e Natos sipas ligjit të ri të miratuar nga parlament shqiptar do të lëvizin lirisht kudo në Shqipëri. Nato lejohet të importoj dhe eksportoj pa paguar taksa.
Parlamenti u ka dhënë dritën jeshile edhe pjesmarrjes së ushtarëve shqiptarë në përbërjen e forcës shumëkombëshe të Europës Juglindore. Deputetët kanë miratuar financimin e projektit të furnizimit me energji elektrike të Sarandës dhe Gjirokastrës. Pasi ka verifikuar numrin e deputetëve ku nuk arrihej në 93 deputet për të votuar projektligjin për sistemin gjyqësor, kryeparlamentari Gjinushi tha:
Skënder Gjinushi, Kryetar i Parlamentit:- “Mbyllet votimi për prezëncën, nuk është numri i nevojshëm për të votuar projektligjin”.
Ndër deputetët e fundit që ka lënë sallën e Parlamentit ka qenë ish-Kryeministri Pandeli Majko i cili sot pasdite do ta thotë fjalën e tij mbi programin qeveritar të Kryeministrit Meta./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame