Gjatë diskutimit të strategjinë së zgjerimit në Komisionin Europarlamentar për punët e jashtme është diskutuar edhe situata politike në Shqipëri.

Eurodeputetja gjermane e Partisë Popullore, Doris Pack ka insistuar mbi presionin që Parlamenti Evropian duhet të ushtrojë për rikthimin e opozitës shqiptare në parlament.

Doris Pack: “Kur flasim për Shqipërinë, nuk kemi si mos të ndalemi në një pikë.

Opozita në vend që të shprehet në parlament, ajo shprehet në rrugë. Jam

e kënaqur që një parti e vogël e ish-opozitës arriti të jetë pjesë e koalicionit qeveritar dhe kjo tregon maturi politike për vendin, por opozita në Shqipëri nuk duhet të luajë rolin e saj në rrugë, por në parlament. Unë kam hartuar shpesh raporte në Parlamentin Evropian,  ku i kërkoja ish-opozitës që të mos vepronte në rrugë, por në parlament. Mendoj, se ne duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim tani.”

Një apel tjetër për opozitën ka ardhur edhe nga eurodeputeti socialist bullgar Kristian Vigenin, i cili ka thënë, se edhe pse opozita mund të ketë arsyet e saj,

në një vend anëtar që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian opozita duhet të luajë rolin e saj në parlament.

Komisioni i punëve të jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojë sërish mbi integrimin e vendeve të Ballkanit javën e ardhshme./tvklan.al