Beogradi nuk heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve të 11 majit edhe në Kosovë, por parlamenti në Prishtinë lëshoji një komunikatë ku kundërshton këtë vendim të Serbisë.
Lutfi Haziri: “Përfaqësuesi special zoti Rucker, i cili ka deklaru se autoriteti i vetëm për shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve është UNMIK-u në Kosovë dhe çdo veprim tjetër është ilegal dhe i pa pranueshëm për ne”.
“Ekskluzivisht vlen për zgjedhjet lokale, të cilat është e pa pranueshme të mbahen në Kosovë, duke qenë se këta janë shtetas të Kosovës dhe me ligj si dhe me kushtetutën nuk lejohet mbajtja e zgjedhjeve lokale”.
Skeptik për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në Kosovë janë dhe disa deputet serb. Sllobodan Petrovic, thotë se nëse zgjedhjet lokale mbahen pa mbështetjen e UNMIK-ut do të jenë akoma më të dëmshme për Serbinë.
Por ndërkaq në Graçanicë 15 kilometra larg Prishtinës vërehen postera të shumtë të kandidatëve serb, pavarësisht kundërshtimit të qeverisë kosovare dhe UNMIK-ut, që deklaroi dhe njëherë se mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë është e pa ligjshme. Beogradi insiston se në rezolutën 12/44 Kosova mbetet pjesë e Serbisë dhe si rrjedhojë ajo ka të drejtën të mbajë zgjedhje në të gjithë territorin e saj./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle