Zyrtarët e lartë të shtetit, deputetët dhe nënpunësit publik janë të detyruar të deklarojnë pasuritë e tyre, në rast të kundërt do të dënohen penalisht. Parlamenti ka deklaruar ligjin e ri të deklarimit të pasurive, i cili parashikon se në rast mosdeklarimi apo deklarimeve të rreme ndëshkimi varjon nga gjobë deri në dy vjet burg të shoqëruar me konfiskimin e pasurisë.
Ligji i ri parashikon gjithashtu që në deklarim të përfshihen edhe të afërmit e deklaruesve, familjarë apo persona të lidhur me ta. Deklarimi i pasurive do të bëhet tashmë në një institucion të ri, inspektoriatin e lartë, tregu i të cilit do të ketë një mandat 5 vjeçar dhe zgjidhet me propozimin e presidentit ndërmjet dy kandidatëve të ardhur nga grupet parlamentare dhe që do të votohen nga parlamenti.
Ligji i hartuar në bashkëpunim me kualicionin qyetetarë antikorrupsion është miratuar edhe nga opozita e cila ka theksuar se projekti ka shumë ngjashmëri me propozimin e paraqitur prej saj 3 vjet më parë. Ndërkohë së shpejti parlamenti pritet të hartojë projektligjin e ri për konfliktin e interesave./tvklan.al