Ndryshe nga 8 vite më parë kur në një vendim historik bashkuan votat për ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi, mazhoranca dhe opozita nuk i’a dolën të bëhen bashkë për rezolutën kundër korrupsionit, ndonëse të dyja palët politike flasim me shqetësim kundër këtij fenomeni.

Në nisje të seancës plenare, opozita e priti me kaos Kryeministrin, i cili u rikthye pas disa seancash mungese për t’i dhënë një mesazh kësaj të fundit.

“Kjo është çfarë i duhet nga ky Kuvend Shqipërisë e shqiptarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2023”.

Kundërshtarët e tij politikë u mundua t’i bindte se përmes kësaj nisme qeveria nuk synon të vërë nën kontroll SPAK-un.

“Kush rri dhe numëron, ‘u thirr ky dhe u arrestua ai, u dënua ky dhe u dënua ai’, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje, thjesht do të zhytet vetë”.

Përpara opozitës ripërsëriti se qeveria e tij është në betejë pa kthim me korrupsionin që kur shqiptarët e votëbesuan 10 vjet më parë.

“Ata që kujtojnë që lufta me korrupsion në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg realitetit të kësaj lufte janë. Kjo nuk është luftë vulgare për pushtet por një luftë për institucione demokratike dhe funksionale”.

Pavarësisht votës abstenuese, opozitës i kujtoi se sikundër reformën në drejtësi edhe këtë nismë nuk do mund ta ndalë.

“Votojeni dhe po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin që do ngrihet menjëherë. Shëndet me mend në kokë uroj, se keni akoma shumë për të parë, kur flamuri i Shqipërisë do jetë gati për t’u ngulur në oborrin e shteteve europiane në Bruksel”.

Në kundërpërgjigje, demokratët i kujtuan se në tre mandate qeverisje e ka kthyer në sistem korrupsionin.

“Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga grabitja në grabitje, nga hajdutëria në hajdutëri,  ky tekst dy faqesh”, tha Agron Gjekmarkaj.

Në emër të grupit parlamentar, Gazment Bardhi e sfidoi mazhorancën që betejën kundër korrupsionit ta niste nga krimet elektorale.

“E nisim nga korrupsioni zgjedhor, i përkushtohemi atij në këto muaj të mbetur të këtij sesioni, e luftojmë siç do t’i kishte hije çdo vendi kandidat për në BE. Prandaj do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetes para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrajën”.

Projektrezolta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” parashikon që procesi i reformave të udhëhiqet nga parlamenti përmes një komision të posaçëm që në bashkëpunim edhe me ekspertizën e ndërkombëtareve atë të BE e SHBA të rishikojë kuadrin ligjor, përfshi edhe një sërë ligjesh të reformës në drejtësi.


ÇFARË DEKLAROI SOT NË PARLAMENT KRYEMINISTRI EDI RAMA PËR REZOLUTËN ANTI-KORRUPSION

Projekt rezoluta për antikorrupsionin e riktheu në parlament pas disa seancash mungese, për t’i dhënë opozitës një mesazh, ndonëse kjo e fundit e priti me kaos në seancë plenare.

“Kjo është çfarë i duhet nga ky Kuvend Shqipërisë e shqiptarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2023”, tha Kryeministri Edi Rama.

Poshtë hodhi çdo akuzë se pas kësaj nisme qeveria synon të vërë nën kontroll SPAK-un.

“Kush rri dhe numëron, ‘u thirr ky dhe u arrestua ai, u dënua ky dhe u dënua ai’, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në një llogore baltosjeje, thjesht do të zhytet vetë”, u shpreh kryeministri.

Përpara opozitës ripërsëriti se qeveria e tij është në betejë pa kthim me korrupsionin që kur shqiptarët e votëbesuan 10 vjet më parë.

“Ata që kujtojnë që lufta me korrupsion në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje nga të katër anët, nuk e kanë idenë se sa larg realitetit të kësaj lufte janë. Kjo nuk është luftë vulgare për pushtet por një luftë për institucione demokratike dhe funksionale”, shtoi Rama.

Opozitën e paralajmëroi se pavarësisht votës abstenuese të kësaj të fundit, sikundër reformën në drejtësi edhe këtë nismë nuk do mund ta ndalë.

“Votojeni dhe po nuk e gjetët këtë forcë mos e bojkotoni nesër komisionin që do ngrihet menjëherë. Shëndet me mend në kokë uroj, se keni akoma shumë për të parë, kur flamuri i Shqipërisë do jetë gati për tu ngulur në oborrin e shteteve europiane në Bruksel”, vijoi ai.

Por Bardhi në emër të grupit parlamentar të opozitës e cilësoi të panevojshme miratimin e kësaj projektrezolute, teksa e ftoi Kryeministrin që nëse e ka seriozisht këtë betejë, ta niste nga krimet zgjedhore.

Në kundërpërgjigje, ministrja Spiropali e ftoi të reflektojë duke u përfshirë në replika me Bardhin. LEXO MË SHUMË


Tv Klan