“Na duhet ta thellojmë këtë revansh të nisur.” Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla sot në Kuvend sa i takon rezolutës antikorrupsion.


“Dikur pagesat, si në treg të gjësë së gjallë”

Jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rezultatet e arritura deri më tani janë fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit. Duke kontribuar në mënyrë domehtënëse në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë. Na duhet domosdosmërisht ta thellojmë këtë revansh të nisur, e natyrshëm duke ndarë mes njëri-tjetrit ndërgjegjësinë se kjo i shërben procesit të anëtarësimit drejt BE. Këtu besoj ka prej jush, që bashkëndajnë vlerësimin tonë.

Në karriget e kësaj salle s’mund të ketë as politikanë të paprekshëm, as zot lagjesh mbi ligjin. Nuk ka qenë e largët dita kur syresh, prej të dy rracave i shmangeshin drejtësisë. Ngrinte akuza Prokuroria, por Gjykata i nxirrte nga dera e pasme. Pas pagesës si në një treg të gjësë së gjallë. Lufta kundër krimiit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet. Hetimet me SPAK dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm po çmontojnë grupet kriminale.

“80% e shërbimeve tashmë janë online”

Ai preku edhe sektorin e shërbimeve publike.

“Dua të them disa fjalë dhe sa i përket reformimit të institucioneve. Po jap një shifër shumë domethënëse. Në dy vite, nga Maj 2022-Maj 2024 janë plot 11.5 mln certifikata elektronike duke u kursyet miliona. Edhe kohën për të përfituar shërbimet. 80% e shërbimeve tashmë janë online. Kjo risi ka mundësuar të marrin shërbimin pa qenë nevojë të kontaktojnë nëpunës të gjendjes civile.”/tvklan.al