Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, me anë të një deklarate në parlament, ka kërkuar që në regjistrimin e minoritarëve grek, të shënohen të dhënat për kombësinë, fenë dhe gjuhën amtare. Deputeti Lluci tha, se shteti shqiptar po shkel konventat e KE, ndërsa nënkryetari Dokle ka replikuar.

Namik Dokle:- “Një delegacion i monitorimit ka qenë në ato zona dhe pretendimeve të ngritura u ka dhënë përgjigje të saktë dhe ka sqaruar se cilat janë standardet e KE-së”.

Deputetëve të pakët në parlament u është paraqitur një dokument që u krijon mundësinë pronarëve të mediave elektronike, të paguajnë me këste detyrimet ndaj shtetit. Ky projekt si dhe mocioni për prokurorin Rakipi, nuk janë votuar për mungesë deputetësh./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame