Nga data 3 Janar njihen analizat laboratorike të ushqimeve dhe lejet e punës
Deputetët serbë i kanë dhënë dritën jeshile së pari zbatimit praktik të Marrëveshjes për Bashkëpunimin në Veterinari, dhe Sigurinë e Ushqimit dhe Kafshëve, e cila u nënshkrua në Tiranë më 21 Dhjetor, në kuadër të Ballkanit te Hapur. Zbatimi i këtyre marrëveshjeve sipas ministrit serb të Bujqësisë Branislav Nedimoviç nis nga e hëna, më 3 Janar. Analizat laboratorike të ushqimeve, pavarësisht nëse janë me origjinë bimore apo shtazore do te njihen tashme nga autoritetet e te tre shteteve në tregtinë e ndërsjellë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Analizat laboratorike për këto tre shtete janë harmonizuar plotësisht dhe gjithçka që është publikuar në Tiranë vlen edhe në Zrenjanin, gjithçka që është nxjerrë në Novi Sad vlen edhe në Tetovë. Shkëmbimet mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në sektorin ushqimor kane arritur në shifrën e 420 milionë eurove ne kushtet aktuale. Imagjinoni sa hapësira dhe përfitime do te krijohen në këtë zonë, ku nuk do të ketë më pritje në kufi. Serbia ka 5 miliardë dollarë eksporte mallrash në vitin 2021 dhe pritet të arrijë në një miliardë euro në hapësirën e re brenda hapësirës së Ballkanit të Hapur”.
Nedimoviç u bëri thirrje vendeve të tjera në rajon që t’i bashkohen nismës Ballkani i Hapur. Është miratuar nga parlamenti serb edhe marrëveshja për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, e cila rregullon edhe kushtet për regjistrimin e shtetasve të palëve kontraktuese. Ministrja serbe e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç tha se marrëveshja përcakton kushtet bazë ne thjeshtësimin e hyrjes, lëvizjes, qëndrimit dhe punës së qytetarëve të tre vendeve. Do te jete ne funksionim numri unik i identifikimit të Ballkanit të hapur që secila palë kontraktuese ia cakton qytetarëve të saj për të përdorur shërbimet elektronike në kuadër të kësaj iniciative.
Parlamenti serb miratoi edhe marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të certifikatave të sigurisë për njohjen reciproke të certifikatave të sigurisë që shërbimet doganore u japin subjekteve ekonomike përfitime të shumëfishta në biznes.
Aktualisht në Serbi janë 37 subjekte ekonomike me status AEOS dhe marrëveshja me Shqipërinë u mundëson atyre të përdorin privilegjet e fituara nga besimi i doganave me autoritetet doganore të Shqipërisë. Në sajë të reciprocitetit, subjektet ekonomike nga Shqipëria do të mund të shfrytëzojnë përfitimet në procedurën para autoriteteve doganore serbe.
Klan News