Financime shtesë nga Brukseli për krizën energjitike

Presidenti slloven Borut Pahor në takimin në Beograd me homologun serb Vuçiç  mbështeti kërkesën e shteteve pjesë e iniciatives Ballkani i Hapur që ky rajon të marrë kompensim financiar nga BE për energjinë elektrike ne kushtet e krizes aktuale.

“Kam kërkuar nga Borut Pahor që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e mbështetjes financiare për energjinë elektrike të importuar ose pjesë të energjisë elektrike të konsumuar. Miqtë tane sllovenë nuk mendojmë se mund të marrim financime aq sa shtetet anëtare te BE-se, por ato para që mund të marrim do të ishte e rëndësishme për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe stabilitetin financiar jo vetëm të Serbisë, por edhe të vendeve të tjera që janë më keq se ne në rajon”, është shprehur Aleksander Vucic.

Presidenti sllovent Pahor tha se në gjysmën e dytë të vitit do të rifillojë Procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Nuk është sekret që si mik i këtij rajoni, unë mbështes iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe e përgëzoj Vuçiçin si dhe kolegët e tij për përparimin në këtë iniciativë. Është një nga iniciativat e pakta konstruktive për bashkëpunimin në kete rajon“, është shprehurBorut Pahor

Procesi i Berlinit ka shumë të përbashkëta me nismën e Ballkanit të Hapur.

Pahor tha se në gjysmën e dytë të vitit do të rifillojë procesi i Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Vuçiç pranoi faktin se Serbia e ka si detyrim që t’i bashkohet politikës së jashtme evropiane me sanksione ndaj Rusisë menjëherë para anëtarësimit në BE por ne mënyre ironike ai tha se askush ende nuk e ka njoftuar Serbinë se është në prag të anëtarësimit.

Klan News