Parlamenti votoi vetëm me votat e mazhorancës licencën e operatorit të katërt të telefonisë celulare në vend, përfaqësuar nga post telekomunikacioni i Kosovës.

Në seancën plenare të paradites kryeministri Berisha, ritheksoi se qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë lëshim në procedurat e kryera, duke  ia dhënë këtë të drejtë kompanisë që bëri ofertën më të lartë.

Sali Berisha: “Në mënyrë absolute nuk është bërë as edhe lëshimi më i vogël ndaj askujt, por janë bërë përpjekje të nderuar deputetë gjatë procesit të këtij licencimi nga më të papranueshmet për të përfituar në mënyrë të paligjshme licencën. Ata që bëjnë zhurmën, ata kërkonin me çdo kusht që ne të përcaktonim 1 milion euro pragun e koncesionit. Kjo qe e gjithë punë ishin përgatit se në fakt se në disa aspekte kjo parti është bërë koço parti dhe edil parti. Ne s’kemi asnjë kundërshtim Edili po donte të sillte 8 milion ofertën, nuk mund të mos kemi çmimin ne si një shkallë interesi publik të kombinuar me tarifat dhe unë dua tu them shqiptarëve një gjë, a e vini re që këta votojnë kundër të gjitha koncesioneve. Zoti Rama qeveria nuk është si bashkia, e ka bërë bashkinë si familje që i jep 19 leje vetes me Eftimin.”

Neritan Ceka: “Ajo që më habit më shumë është qëndrimi i PS, e cila në vend që ta miratonte në dy pikëpamje, e para që është një kompani shqiptare, e para herë që një kompani shqiptare futet në një treg që është i natyrës strategjike. Ky zë tregon që është zëri i një opozite pa arsye, i një opozite që kundërshton çdo gjë që bën qeveria.”

Futja e operatorit të 4 celular në vend liberalizon më tej tregun e telefonisë së lëvizshme dhe pritet të ndikojë ndejshëm në uljen e tarifave që aplikojnë kompanitë celulare./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro