Lajme Arkiva 2003

Partia Balli Kombëtar është tërhequr nga kandidimi i përfaqësuesit të saj për Bashkinë e Tiranës për ti dhënë mundësi fitoreje kandidatit demokrat. Kjo u deklarua në hapjen e fushatës së kësaj partie.

Tërheqjen e kandidaturës e bëri të ditur vetë kandidati për Bashkinë e Tiranës Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar për Tiranën. Gjatë takimit të organizuar me rastin e hapjes së fushatës së kësaj partie kishin ardhur të gjithë kandidatët e Ballit Kombëtar për bashkitë dhe komunat e tjera të rrethit të Tiranës.

Slogani i kësaj Partie gjatë kësaj fushate do të jetë bashkohuni me ne për Shqipërinë në fund të këtij takimi e ka marrë fjalën edhe kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Shpëtim Roqi.

Shpëtim Roqi: Partia e Ballit Kombëtar hap sot zyrtarisht fushatën elektorale duke i bërë të njohur të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve dhe votuesve shqiptarë se për herë të parë në 12 vjet pseudodemokraci ne jemi shtrirë në 100% të territorit shqiptar si një parti e organizuar elektorale që synon dukshëm dhe me një program realisht të qendrës së djathtë të bëhet forcë e tretë e partive politike shqiptare./tvklan.al