Partia Demokratike dhe aleatët e saj në përbërje të grupimit politik Bashkimi për Demokraci do të bojkotojnë Parlamentin në ditën kur Kabineti Meta do të paraqesë programin për të marrë votëbesimin. Lideri i opozitës Sali Berisha u ka deklaruar gazetarëve se Partia Demokratike e konsideron të paligjshme Qeverinë Meta. Sipas tij është rast i pashembullt krijimi i katër qeverive në dy vjet. Berisha e ka konsideruar Qeverinë jo Qeveri të Paktit të Stabilitetit por Qeveri të paktit të korrupsionit e cila po varfëron shqiptarët. Në dallim nga grupi demokrat përkrahës të Berishës moderatorët kanë vendosur të shpjegojnë votën kundër dhe të kritikojnë programin qeveritar në Parlament./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame