PR: Ultimatumi i Opozitës, mesazh destabiliteti

Alfred Deshati: “Partia Republikane fton deputetët e opozitës në një dialog politik konstruktiv brenda kuadrit ligjor në kuvend, me qëllimin e vetëm realizimin e reformave dhe integrimin europian si dhe liberalizimin e shpejtë të vizave, gjë për të cilën kanë votuar gjithë shqiptarët pa dallim. Mesazhi i Parlamentit Evropian është i qartë, duke kërkuar dialog konstruktiv, politik që të ruhet në vend në mënyrë që të mbështetet agjenda europiane për reforma dhe se debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit Shqiptar. Është jo vetëm antiligjore, por edhe imorale protesta e një opozite humbëse, që pasi dha konsensus për miratimin e kodit elektoral, tani përpiqet të dalë mbi gjykatat dhe organet e tjera kushtetuese të shtetit shqiptar, duke shprehur mesazhe të rrezikshme konfliktualiteti dhe destabiliteti”./tvklan.al