Alfred Deshati: “Partia Republikane vlerëson me përgjegjësi deklaratat përzgjedhëse për zgjedhjet e 28 Qershorit të ardhura nga Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Obama, OSBE-ODHIR. Të gjithë ndërkombëtarët tashmë në një zë kërkojnë që klasa politike shqiptare të vlerësojë me përgjegjësi angazhimet e saj për të ardhmen dhe në mënyrë të veçantë reformat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo kërkon që opozita të marrë pjesë në mënyrë aktive në parlament me të gjitha detyrimet e saj sepse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është detyrimi që ajo ka kundrejt votuesve të saj dhe të gjithë shqiptarëve. Duke marrë pjesë në parlament ajo ka të hetuar mbi pretendimet e saj mbi zgjedhjet si dhe për të denoncuar në prokurori të gjitha shkeljet e konstatuara prej saj. Mitingu i djeshëm ishte vetëm një shfaqje në interes të lidershipit politik të Partisë Socialiste për të mbajtur rreth vetes pjesën militante dhe për të lënë jashtë anëtarësimit të Bashkimit Evropian socialistët dhe gjithë shqiptarët./tvklan.al